Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Medvedev Propozon Një Fond Ndërkombëtar Kundër Katastrofave Ekologjike
English

Rusi - Medvedev Propozon Një Fond Ndërkombëtar Kundër Katastrofave Ekologjike

MOSKË, 5 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus Dmitri Medvedev propozoi sot krijimin e një fondi ndërkombëtar për përballimin e katastrofave ekologjike si shtresa e naftës në Gjirin e Meksikës. "Duhet të mendojmë për krijimin e një fondi ndërkombëtar ku fuqitë e mëdha të derdhin kontributet e tyre për t'u siguruar nga rreziqe të tilla", deklaroi Medvedev në faqen e tij të internetit. Ai i referohej shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës, më e rënda në historinë e Shteteve të Bashkuara e shkaktuar nga platforma "Deepwater Horizon" e shfrytëzuar nga kompania britanike e naftës BP. "Në raste të ngjashme, edhe shoqëritë më të pasura, edhe vendet e mëdha mund të mos kenë para të mjaftueshme", theksoi presidenti rus. "Do ta shtroj këtë çështje gjatë samitit të G20 që do të mbahet në fund të qershorit në Kanada", shtoi ai. Dmitri Medvedev pranoi gjithashtu se Rusia ka trashëguar probleme ekologjike të mëdha nga Bashkimi Sovjetik dhe shprehu keqardhjen për një ndërgjegjësim të vonuar në këtë fushë. "Nuk do të kemi të ardhme nëse nuk do të ndjekim me rigorozitet normat ekologjike", përfundoi ai. /I.Pu.
KOMENTE