Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Përurohet Tyrbja E Teqese Se Re
English

Sarandë: Përurohet Tyrbja E Teqese Se Re

SARANDË, 5 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/. - Kryegjyshi Botëror, Baba Reshat Bardhi bekoi të shtunën tyrben e teqesë se re në Sarandës, e para e këtij lloj ndërtuar qysh prej themelimit të qytetit. Në ceremoninë përuruese, krahas përfaqësuesve më të lartë të kryegjyshatës, morën pjesë autoritete vendore si, nënprefekti Gjergji Mano dhe kryetarët e Bashkive të Sarandës e Delvinës, Edmond Gjoka, Dhurim Alinani, etj. Kryebashkiaku i Sarandës, Gjoka tha se teqeja dhe tyrbja e Sarandës është një institucion që i shtohet qytetit në fushën e vlerave shpirtërore. Kryegjyshi Botëror, Baba Reshat Bardhi duke e quajtur madhështore teqenë e Sarandës, bëri apel për të mos luftuar njeri-tjetrin për shkak të dallimeve fetare. "Edhe kjo faltore është për t'i bashkuar njerëzit, ashtu siç bashkohen njerëz të të gjithë besimeve në malin e Tomorrit", u shpreh Kryegjyshi Botëror, Baba Reshat Bardhi që më pas, këndoi në dy gjuhë himnin e bektashizmit. /a.ke/
KOMENTE
  • Elvis Citozi19:48 - 08 Mars 2011
    me te vertet eshte nje mrekulli e madhe ne teqen e sarandes allahu me fuqin e ti i dhashte te gjith klerikeve nje jetgjatesi te gjate dua ne emer te allahut te them ti uroj kryegjyshit botror edhe 100 vite te tjera kush shkon ne vende te mira gjen paqe amin.