Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot Dita Botërore e Mjedisit, simbol pelikani mbi detin e mbuluar me naftë
English

Sot Dita Botërore e Mjedisit, simbol pelikani mbi detin e mbuluar me naftë

Romë, 5 qershor, NOA – Në Ditën Botërore të Mjedisit, e cila festohet çdo 5 qershor që nga viti 1972, është përkujtuar sot në mbarë botën e drejta e njeriut për të jetuar në një vendbanim të shëndetshëm, në shtëpi dhe zyra të pastra, si edhe fillimi zyrtar i fushatës globale për reduktimin e dioksidit të karbonit në nivelin 10 % në një vit.

Por simbol dramatik i kremtimit të kësaj dite, ka qenë pelikani i mbuluar me naftë, që notonte në Gjirin e Meksikës, si edhe ai që fluturonte mbi një hapësirë krejtësisht të errët, të krijuar nga nafta në det.

Në këtë mënyrë, përmes pamjes së tij, ekspertët kanë bërë apel për ta ruajtur me çdo kusht mjedisin, në të kundërt, ai mund të kthehet në një vrasës.

Në nivel global, sot u përkujtuan fatkeqësitë natyrore që kanë ndodhur në Nigeri, Gjermani, Portugali, Francë dhe disa qytete të SHBA gjatë këtij viti.

Organizata e Kombeve të Bashkuara nga ana e saj, ka mobilizuar miliona njerëz në të katër qoshet e globit në veprime konkrete për të ruajtur planetin dhe trashëgiminë e

natyrës.

n.e/NOA

KOMENTE