Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi A, Franca Kërkon T'I Rrëmbejë Skenën Afrikanojugorëve
English

Sport-Botëror/ Grupi A, Franca Kërkon T'I Rrëmbejë Skenën Afrikanojugorëve

TIRANË, 5 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Botërori është një mister deri ditën kur do të luhet finalja. Surprizat janë të hapura dhe prej 11 qershorit, edhe fushat ku do të luhen ndeshjet. Por cilat janë dhe çfarë pretendojnë skuadrat që do të luajnë në këtë botëror? Në grupin A, Afrika e Jugut ka shumë besim tek përfaqësuesja e saj, "Bafana Bafana" (kështu njihen në vendin e tyre, në shqip, "djemtë"), duke qenë se luajnë në vendin e tyre, kërkojnë të shkruajnë historinë e kësaj përfaqësueseje kaq të re në botën e futbollit. Jo shumë vite më parë (në 1996, kur në finale mundën Tunizinë), kjo kombëtare triumfoi në Kupën e Kombeve të Afrikës. - Protagonistët: Portierë: Moeneeb Josephs (Orlando Pirates), Itumeleng Khune (Kaizer Chiefs), Shuaib Walters (Maritzburg Utd). Mbrojtës: Mattheë Booth t Siboniso Gaxa (Mamelodi Sundoëns), Bongani Khumalo (SuperSport Utd), Tsepo Masilela (Maccabi Haifa), Aaron Mokoena (Portsmouth), Anele Ngcongca (Racing Genk), Siyabonga Sangëeni (Lamontville Golden Arroës), Lucas Thëala (Pirates). Mesfushorë: Reneilë e Letsholonyane e Siphie Tshabalala (Chiefs), Lance Davids (Ajax Cape Toën), Kagisho Dikgacoi (Fulham), Thanduyise Khuboni (Arroës), Teko Modise (Pirates), Surprise Moriri (Sundoëns), Steven Pienaar (Everton), Macbeth Sibaya (Rubin Kazan). Sulmues: Katlego Mphela (Sundoëns), Siyabonga Nomvete (Moroka Sëlloës), Bernard Parker (Twente). Meksika: Pas disa vitesh tranzicioni (vitet e fundit ka ndërruar tre trajnerë dhe plot 60 lojtarë kanë mbajtur veshur bluzën jeshile), tashmë përfaqësuesja e Meksikës ka gjetur qetësinë e duhur nën drejtimin e trajnerit Javier Aguirre. Ish-trajneri i Atletico Madridit ka ditur shumë mirë që të gërshetojë talentet e reja me lojtarët me përvojë. Lojtarët më të mirë të kësaj përfaqësueseje janë Cuauhtemoc Blanco (36-vjeçari është kthyer në ikonën e këtij ekipi), Guillermo Ochoa, Efrain Juarez, Andres Guardado dhe Giovani dos Santos (talenti i Barçës u la jashtë 23-shes përfundimtare nga trajneri). Përfaqësuesja e Meksikës ka marrë pjesë në 14 edicione të Kupës së Botës, por rezultatet më të mira i ka arritur në Botërorin e 1970-s dhe të 1986-s, ku mundi të shkojë deri në tetëshe. Ndërsa pjesëmarrja në Botërorin 2010 do të jetë e 5-ta rresht në Kupën e Botës. Në katër edicionet e fundit ata janë eliminuar në 16-she. Një rekord personal i kësaj kombëtareje është ai i vënë nën drejtimin e Javier Aguirres: Meksika për 12 ndeshje rresht nuk pësoi asnjë humbje. Këtë seri ia prishi Kolumbia që arriti t'i mposhtte në një miqësore 2-1, ku kombëtarja e Meksikës kishte në përbërje vetëm futbollistë që luanin në kampionatin vendas. - Protagonistët: Portierë: Guillermo Ochoa (America), Oscar Perez (Chiapas), Luis Ernesto Michel (Guadalajara). Mbrojtës: Rafael Marquez (Barcellona), Ricardo Osorio (Stoccarda), Hector Moreno (AZ Alkmmar), Francisco Rodriguez (Psv Eindhoven), Carlos Salcido (Psv Eindhoven), Paul Aguilar (Pachuca), Efrain Juarez (Pumas). Mesfushorë: Jonny Magallon (Guadalajara), Jorge Torres Nilo (Atlas), Gerardo Torrado (Cruz Azul), Israel Castro (Pumas), Andres Guardado (Deportivo La Coruna). Sulmues: Pablo Barrera (Pumas), Adolfo Bautista (Guadalajara), Alberto Medina (Guadalajara), Cuauhtemoc Blanco (Veracruz), Javier Hernandez (Guadalajara), Giovani dos Santos (Galatasaray), Guillermo Franco (Uest Ham), Carlos Vela (Arsenal). Uruguai: Shumë pak përfaqësuese kanë historinë e Uruguait. Ky shtet i vogël (prej rreth 3 milionë banorësh), që shtrihet në veri të River Plate (lumi Plata), ka koleksionuar kupa bote, medalje olimpike dhe shumë tituj kontinentalë. Në pesë edicionet e fundit të Kupës së Botës "La Celeste" ka marrë pjesë vetëm në dy. Në stolin e Uruguait është trajneri i famshëm Oscar Tabarez. Për sa u përket yjeve të kësaj skuadre, duhet thënë se formacioni i Tabarezit është i kompletuar në çdo anë të fushës. Në mbrojtje luan Diego Lugano, ndërsa në sulm ekipi mburret me dy sulmues: Diego Forlan dhe Luis Suarez. I pari që luan tek Atletico Madrid dhe i dyti që luan tek Ajaxi kanë shënuar së bashku plot 12 gola në eliminatore. - Protagonistët: Portierë: Fernando Muslera (Lazio), Juan Castillo (Deportivo Cali), Martin Silva (Defensor). Mbrojtës: Diego Lugano (Fenerbahce), Diego Godin (Villarreal), Andres Scotti (Colo Colo), Jorge Fucile (Porto), Martin Caceres (Juventus), Mauricio Victorino (Universidad de Chile) Mesfushorë: Valter Gargano (Napoli), Egidio Arevalo Rios (Penarol), Sebastian Eguren (AIK Stoccolma), Diego Perez (Monaco), Maximiliano Pereira (Benfica), Alvaro Pereira (Porto), Ignacio Gonzalez (Valencia), Nicolas Lodeiro (Ajax), Alvaro Fernandez (Universidad). Sulmues: Luis Suarez (Ajax), Diego Forlan (Atletico Madrid), Sebastian Abreu (Botafogo), Edinson Cavani (Palermo), Sebastian Fernandez (Banfield). Franca: Edhe pse në eliminatore nuk bëri një paraqitje të mirë, Franca renditet midis ekipeve pretendente. Për skuadrën transalpine kjo do të jetë pjesëmarrja e katërt rresht në finalet e Kupës së Botës, ç'ka tregon se skuadra franceze vitet e fundit ka siguruar një vazhdimësi për t'u pasur zili. Që nga edicioni i vitit 1990 "blutë" kanë marrë pjesë rregullisht në shfaqjen më të madhe futbollistike. Ndërsa hera e parë e tyre në Kupën e Botës daton në vitin e largët, 1930. Kjo kombëtare mbështetet tek talenti i Franck Ribery, Anelka dhe Yoann Gourcuff. Ndërkohë, në pankinën e Francës ndodhet që prej 2004-s Raymond Domenech. - Protagonistët: Portierë: Hugo Lloris (Lione), Steve Mandanda (Marseille), Cedric Carrasso (Bordeaux). Mbrojtës: Uilliam Gallas (Arsenal), Eric Abidal (Barcellona), Bakary Sagna (Arsenal), Patrice Evra (Manchester United), Gaël Clichy (Arsenal), Marc Planus (Bordeaux), Anthony Réveillère (Lyon), Sebastien Squillaci (Sevillia). Mesfushorë: Abou Diaby (Arsenal), Alou Diarra (Bordeaux), Yoann Gourcuff (Bordeaux), Florent Malouda (Chelsea), Jeremy Toulalan (Lyon). Sulmues: Nicolas Anelka (Chelsea), Djibril Cissé (Panathinaïkos), André-Pierre Gignac (Toulouse), Sidney Govou (Lyon), Thierry Henry (Barcellona), Franck Ribéry (Bayern), Mathieu Valbuena (Marseille). - Kalendari: Ndeshja Data/Ora Qyteti Rezultati 1 11.06 16:00 Johannesburg - JSC Afrika e Jugut - Meksikë 2 11.06 20:30 Cape Taun Uruguai - Francë 17 16.06 20:30 Tshuane/Pretoria Afrikë e Jugut - Uruguai 18 17.06 20:30 Polokuane Francë - Meksikë 33 22.06 16:00 Rustenburg Meksikë - Uruguai 34 22.06 16:00 Mangaung / Bloemfontein Francë - Afrika e Jugut /s.s./
KOMENTE