English

Sport- Ermal Dyli Dhe Teuta Dominojnë Kampionatin E Bilardos

TIRANË, 5 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/. - Federata Shqiptare e Bilardos ka zhvilluar këtë fundjavë kampionatin e 9-të kombëtar në qendrën Kombetare të bilardos pranë stadiumit "Qemal Stafa" . Sekretari i kësaj federate, Eduard Agushi tha sot për ATSH-në se, në këtë eveniment morën pjesë 66 bilardistë në tre disiplina të ndryshme. Në disiplinën e bilardos me 8 gurë kampion u shpall bilardisti i Tiranës, Besard Spahiu, i cili mposhti 8-5 në finale bilardistin fierak, Julain Xhafa. Në disiplinën me 9 gurë kampion u shpall bilardisti i Teutës, Ermal Dyli që mposhti ën finale sërish fierakun Julian Xhafa me rezultatin 9-2. Ermal Dyli u shpall kampion edhe në disiplinën me 10 gurë pasi mposhti në finale bilardistin e Tiranës, Besard Spahiu. Ndërkohë, sipas presidentit Edmond Loku, "në këtë kampionat pati, mjaft rivalitet, ndërsa ekipi i Teutës falë dy herë kampionit Ermal Dyli u shpall fituese e kampionatit"./a.gj.
KOMENTE
  • Drini Pjetri19:24 - 11 Dhjetor 2011
    jam drini pjetri nga fieri .deshiroj te futem ne kampjonat ne bilardo po nuk kam mundur te komunikoj me federaten e bilardos .kam respekt per ermalin si bilardist por me sa kapacitet un ne bilardo mendoj se fitoj shume lehte me te ne nje ndeshje bilardoje.deklaroj qe ti fal 20 pike dhe carjen e gureve dhe jam shume i sigurt qe fitoj shume lehte.pers pergjigjen tuaj.po le dhe nr e cel .0694321320.faleminferit