Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Futboll/ Hamdi Salihi, Golashënuesi Më I Mirë Shqiptar Në Evropë
English

Sport- Futboll/ Hamdi Salihi, Golashënuesi Më I Mirë Shqiptar Në Evropë

- Sulmuesi shqiptar i Rapidit të Vjenës renditet i 72-ti në Europë përsa u përket golave të shënuar në kampionatet futbollistike të sezonit 2009-2010 - TIRANË, 5 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/. - Hamdi Salihi, autori i golave në fitoret 1-0 të Shqipërisë në miqësoret kundër Malit të Zi dhe në Andorrës, renditet i 72-ti në Europë përsa u përket golave të shënuar në kampionatet futbollistike të sezonit 2009-2010. Sulmuesi 26-vjeçar i Rapidit të Vjenës shënoi 17 gola në kampionatin austriak, i barazvlefshëm me 25.5 pikë, pasi koeficienti i kampionatit austriak është 1.5. Golashënuesi më i mirë te Rapidi ishte Nikica Jelaviç me 18 gola. "Këpuca e artë" e Europës është sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, i cili me 34 golat e tij në kampionatin spanjoll ka 68 pikë (koeficienti 2.0). Didier Drogba i Çelsit (29 gola/58 pikë) dhe Antonio Di Natale i Udinezes (29 gola/58 pikë) janë në vendin e dytë. Lojtari me më shumë gola në Europë sezonin e kaluar ishte sulmuesi i Ajaksit të Holandës, Suarez 35 gola, por koeficienti i kampionatit holandez është 1.5 dhe pikët e fituara nga Suarez janë 52.5. Albert Bunjaku i Nurembergut me 12 golat e tij në Bundesligë renditet në vendin e 85-të, me 24 pikë. Interesant është një fakt: Salihi ka lënë pas emra të tillë si Samuel Eto'o i Interit (12 gola/24 pikë), Ronaldinjon e Milanit (12/24) dhe Aleksandër Pato (12/24). Në listën e 150 më të mirëve në Europë nuk është përfshirë Daniel Xhafaj, fituesi i "Këpucës së artë" në Shqipëri. Sulmuesi i Besës shënoi 18 gola, por koeficienti i kampionatit shqiptar është vetëm 1 pikë./s.s./
KOMENTE