Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Futboll/ Josip Kuzhe, Trajneri Më I Mirë I Kombëtares Në 9 Takimet E Para
English

Sport- Futboll/ Josip Kuzhe, Trajneri Më I Mirë I Kombëtares Në 9 Takimet E Para

- Në nëntë takimet e para në drejtimin e ekipit kombëtar Kuzhe ka arritur 4 fitore; Briegel, 3 fitore; Bariç, 2 fitore dhe Han, 2 fitore - TIRANË, 5 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Trajneri Josip Kuzhe është më i suksesshmi në raport me tre paraardhësit e tij të huaj: gjermanin Hans Peter Briegel, kroatin Oto Bariç dhe holandezin Ari Han, duke marrë në konsideratë ecurinë në nëntë ndeshjet e para (zyrtare dhe miqësore). Kuzhe ka arritur 4 fitore; Briegel, 3 fitore; Bariç, 2 fitore dhe Han, 2 fitore. Gjermani Hans Peter Briegel, i cili pasoi italianin Dosena, pas braktisjes së këtij të fundit (vetëm dy ndeshje zyrtare, 1 miqësore me Kosovën), e nisi me një fitore 5-0 me Vietnamin (12 shkurt 2003, në Norcia). Ndeshja e tij e nëntë ishte fitorja 3-1 me Gjeorgjinë (10 shtator 2003) për eliminatoret e Kampionatit Europian 2004. Bilanci i Briegel: 9 ndeshje; 3 fitore, 1 barazim, 5 humbje (golat: 14-15). Kroati Oto Bariç e nisi me fitoren 3-0 në miqësoren në San Marino, ndërkohë që edhe ndeshja e tij e nëntë është një fitore 2-0 kundër një tjetër ekipi modest, 2-0 kundër Luksemburgut (02 qershor 2007), eliminatoret e Kampionatit Europian 2008. Bilanci i Bariç: 9 ndeshje; 2 fitore, 3 barazime, 4 humbje (golat: 9-10). Holandezi Ari Han e nisi aventurën e tij me Shqipërinë me humbjen 1-0 me Poloninë në Reutlingen të Gjermanisë (27 maj 2008). Ndeshja e tij e nëntë ishte sërish një humbje, ajo me Hungarinë 0-1 në Shqipëri (28 mars 2009) për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Bilanci i Han: 9 ndeshje; 2 fitore, 4 barazime, 3 humbje (golat: 6-5). Trajneri aktual i Shqipërisë, Josip Kuzhe, e nisi ndeshjen e parë pas vetëm 7 ditësh në krye të Kombëtares, me një humbje 2-1 me Portugalinë (06 qershor 2009) për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Ndeshja e tij e nëntë është fitorja 1-0 kundër Andorrës (02 qershor 2010). Bilanci i Han: 9 ndeshje; 4 fitore, 3 barazime, 2 humbje (golat: 6-5)./s.s./
KOMENTE