Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Kombëtarja U-19 Fiton Miqësoren E Parë Ndaj Kosovës U-19
English

Sport-Futboll/ Kombëtarja U-19 Fiton Miqësoren E Parë Ndaj Kosovës U-19

- Të hënën e ardhshme, më 7 qershor, do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Prishtinë - TIRANË, 5 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Shqipëria U-19 fitoi 2-1 me homologen e saj nga Kosova, në takimin e zhvilluar në stadiumin "Selman Stërmasi". Pjesa e parë përfundoi pa gola. Argent Mustafaj i Kosova U-19 shënoi i pari në minutën e 55-të. Ariel Shtini barazoi 1-1 në minutën e 70-të. Golin e fitores e shënoi mbrojtësi Renald Shehu (Modena, Itali). Të hënën e ardhshme, më 7 qershor, do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Prishtinë. Pak ditë më parë, Kombëtarja U-19, e drejtuar nga Ramadan Shehu, i humbi të tri ndeshjet në kuadër të turneut të Kroacisë, ku merrnin pjesë 16 skuadra të ndara në katër grupe me nga katër skuadra. Shqipëria ndodhej në një grup me Saturn FC, Dinamo Zagreb dhe Istria. Sipas burimeve nga FSHF, Shqipëria humbi ndeshjen e parë 1-0 me Saturn FC, të dytën kundër Dinamos së Zagrebit 3-2 (kryesonte 2-1) dhe të tretën e të fundit me Istria 1-0. /s.s./
KOMENTE