Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Kombëtarja E Boksit Starton Aventurën Në Evropianin E Boksit
English

Sport- Kombëtarja E Boksit Starton Aventurën Në Evropianin E Boksit

TIRANË, 5 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima/. - Ekipi Kombëtar i boksit për të rritur ka mbërritur dje në Rusi, ku deri më 13 qershor do të zhvillohet Kampionati Europian i Boksit. Sekretari i Federatës Shqiptare të Boksit, Edmond Kabashi, tha sot për ATSH-n se, në përbërjen e ekipit kombëtar shqiptar janë dy trajnerët e Kombetares, Zef Gjoni, Skënder Kurti dhe tre boksierë, Enea Kovaçi (pesha 69 kg), Aleksandër Ramo (pesha 81 kg), Kristjan Demaj (pesha 91 kg). Sipas Kabashit, sot paradite është hedhur në Moskë shorti zyrtar, nga i cili ka rezultuar se boksieri Enea Kovaçi do të ndeshet sot kundër kampionit të kampionatit Botëror në këtë peshë. Ndërsa, boksierët Aleksandër Ramo dhe Kristjan Demaj do të ndeshen ditën e nesërme. Në ekipin shqiptar mungon boksieri Albi Sorra, i cili studion dhe stërvitet në qytetin e Vorozhinit në Rusi, dhe në një intervistë për ATSH-në, para pak javësh kishte shprehur dëshirën e tij për të marrë pjesë në kampionatin Evropian të Boksit./s.s./
KOMENTE