Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Rally Albania 2010', Rikthen Nesër Garat E Makinave Në Rrugët E Shqipërisë
English

Sport- "Rally Albania 2010', Rikthen Nesër Garat E Makinave Në Rrugët E Shqipërisë

TIRANË, 5 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/. - Gara e makinave, "Rally Albania", do të startojë nesër në rrugët e Shqipërisë. Njëra prej organizatorëve të kësaj gare, Julinda Dhame, tha për ATSH-në se, "Starti i garës do të bëhet nesër në orën 11:00 ne Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Këtë vit do të marrin pjesë garues nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër, Shqipëri", sipas se ciles, gjithsej do të marrin pjesë 260 garues". Ndërkohë sot kanë mbërritur garuesit, të cilët do të bëjnë regjistrimin dhe përgatitjet për garën e nesërme. Per këtë garë, organizatorja Dhame siguron pjesmarrësit, por edhe të gjithë ata që do ta ndjekin garën, se do të ketë asistencë teknike profesionale, pasi garat e Rally-t zhvillohen në rrugë të vështira me rrezikun e aksidenteve. "Rally Albania është gara e dytë në Ballkan për nga madhësia dhe nga pjesemarrja, ndërkohë që çmimet që mund të fitohen nga garuesit janë disa, por çmimi i madh është "Rally Albania 2010". Kjo garë përfshin 60 % të territorit të Shqipërisë", tha Dhame. Ndërkohë që ndër garuesit do të ketë edhe pjesemarrës me eksperiencë, që kanë konkurruar edhe në gara të tjera të këtij lloji nëpër botë. "Në këtë edicion do të marrë pjesë një garues që ka dalë 5 herë kampion në garën "Rally Paris - Dakar" në motocross. Do të ketë një ekip që ka marrë pjesë me makinë 4x4 në garën "Rally Paris - Dakar". Gjithashtu, në këtë garë do të jetë edhe kampioni i Europës për motocross në vitin 2009", u shpreh Dhame. "Risitë e kësaj gare janë ndërkombëtarizimi i saj, profesionalizmi, pjesëmarrja e madhe, stafi i specializuar mjekësor nga Italia, i përshtatur për garat Rally, sistemi i kontrollit satelitor të vendodhjes së garuesve gjatë gjithë garës, terrene të veshtira e të largëta ku zhvillohen garat", theksoi ajo. /a.gj/
KOMENTE