Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Standardet në shëndetësi, Task Force për klinikat private
English

Standardet në shëndetësi, Task Force për klinikat private

Tiranë, 5 qershor, NOA - Ministria e Shëndetësisë do të ngrejë një grup Task Force e cila do të nisë javën e ardhshme kontrollin e aktivitetit të klinikave private shëndetësore në gjithë vendin.

Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili ka komunikuar për mediat arsyet e urdhrit më të ri për verifikimin e standardeve që ofron shërbimi privat në Shqipëri. “Ministria e Shëndetësisë ka konstatuar se në disa raste pacientët kanë kryer analizat në klinikat private e pas kësaj kanë përsëritur ato në sektorin publik ku kanë vërejtur parregullsi.

Kjo nuk është serioze ndaj që nga java që do të nisim, në të gjithë vendin, një grup Task Force e përbërë nga përfaqësues më të lartë të shëndetësisë do të nisin verifikimin e standardeve që ofrojnë klinikat private të licencuara.

Verifikimi do të nisë që nga dhënia e licencave për kriteret se si lëshohen ato”, tha Vasili.

Ministri ka garantuar drejtësi dhe jo paragjykim në verifikimin e aktivitetit privat në sektorin shëndetësor. Sipas tij, ka ardhur koha që në Shqipëri të vendoset një standard i vetëm në shërbimin ndaj pacientit.

Nuk është hera e parë që ministria e Shëndetësisë deklaron se do të verifikojë imtësisht aktivitetin e klinikave private. Shumica e këtyre qëndrimeve ka ardhur pas ndonjë ngjarje të rëndë me humbje jete të pacientëve në klinikat private siç ishte rasti i vdekjes së pacientes 17 vjeçare Matilda Petriti e cila kreu operacionin për heqjen e bajameve në një klinikë private në qytetin e Pogradecit por pas disa ditësh humbi jetën.

Nga gjykimet e drejtësisë rezultoi se vdekja kishte si shkak pakujdesinë e mjekëve.

b.a/NOA

KOMENTE