English

Të jesh i lumtur? Arrihet me kalimin e sa më shumë viteve

Londër, 5 qershor, NOA – Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh se dashuria në çift shtohet me kalimin e viteve, por mesa duket, kjo vlen të thuhet edhe për dashurinë ndaj jetës dhe lumturinë që ajo arrin të të dhurojë.

Të paktën kështu konfirmon një studim i fundit i Gallup, sipas të cilit, më të lumturit janë njerëzit e moshuar, ose ata në prag të moshës së tretë dhe kjo shpjegohet me prekjen prej tyre të cakut të kuptimit të vlerës së gjërave përgjatë viteve.

Rezultatet e publikuara në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ttegojnë konkretisht sesi të rinjtë më mirë ndihen në moshën 18-vjeçare, ndërsa kulmi i lumturisë pastaj bie për t’u ngritur sërish në moshën 50-vjeçare, ndërsa në moshën 85-vjeçare arrin kulmin.

Paksa e pabesueshme kjo, por ja që studiuesit ngulin këmbë se kjo është e vërtetë.

Këtë tezë e ka vërtetuar një studim i gjerë i realizuar nga Gallup, ndërsa shkencëtarët akoma nuk mund ta shpjegojnë arsyen pse ndodh kështu.

n.e/NOA

KOMENTE