English

Thaçi: 111 zyrtarë nën hetim për korrupsion

Prishtinë, 5 Qershor, NOA – Pas bastisjes së godinës së ministrisë së Transporteve e drejtuar nga Fatmir Limaj dhe shtëpisë së tij nga forcat e EULEKS-it, 111 zyrtarë e ish zyrtarë të qeverisë së Kosovës, po hetohen për korrupsion.

Menjëherë pas kthimit nga Finlanda, ishte vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që deklaroi për mediat se tashmë se organet hetimore kanë nisur hetimet për këta zyrtarë të implikuar në korrupsion, zyrtarë të përfshirëjo vetëm në qeverisjen e Thaçit por, edhe atë të mëparshme.

Kryeministri i Kosovës, theksoi se ndihet vërtet mirë që kapitulli i hetimit dhe dënimit të korrupsionit u hap gjatë qeverisjes së tij.

“Ne do të jemi të pakompromis dhe nuk do të mbetet asnjë rast pa u hetuar dhe pa u përgjigjur përapara drejtësisë”, nënvizoi kryeministri Thaçi.

Duke garantuar për fitoren e qeverisë së tij ndaj korrupsionit, pa dhënë hollësi mbi emrat që po hetohen, Thaçi premtoi bashkëpunimin e qeverisë dhe të institucioneve gjegjëse në Kosovë me EULEX-in, për hetimin e të gjitha rasteve të shfaqura nga viti 1999 deri më tani.

mit/NOA
KOMENTE