Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirane : Punimet Në Rruge, Vështiresojne Qarkullimin
English

Tirane : Punimet Në Rruge, Vështiresojne Qarkullimin

TIRANË, 5 Qershor /ATSH-Mira Shkurta/.- Duket se për një kohë të gjatë qytetarët e Tiranës, për shkak të punimeve që kanë nisur prej më se dy muajsh në sheshin Skënderbej dhe në disa prej akseve kryesore rrugore , si dhe një plani të vështirë e të pastudiuar për mënyrën e lëvizjes së automjeteve,veç të tjerash, do të përballen me një trafik tejet të rënduar. Ekspertë të qarkullimit rrugor në policinë e Tiranës, thanë për ATSH-në se sinjalistika e përkohëshme e vendosur në sheshin "Skenderbej", është vendosur nga persona jo kopetentë, pa studiuar më parë rrymat e trafikut të të gjitha senseve të detyrueshme që çojnë automjetet drejt këtij sheshi. Kreu i Policisë së kryeqytetit , Tonin Vocaj, e sheh të vështirë skemën e ofruar nga Bashkia e kryeqytetit për lëvizjen e mjeteve, për aq kohë sa do të vazhdojnë punimet. Megjithë ndihmën dhe angazhimin e shërbimeve të qarkullimit rrugor me efektiva të shumtë për rregullimin e trafikut, është e vështirë menaxhimi i situatës së qarkullimit, ndërkohë që vendosja e sinjalistikës rrugore, si dhe skema e lëvizjes së automjeteve për në qendër të kryeqytetit, tha Vocaj, është kompetencë e Entit Pronar të Rrugëve. Sipas statistikave, gjatë vitit të kaluar, deri në mesin e këtij viti, numri i aksidenteve të ndodhura në Tiranë ze 43% të numrit të përgjithshëm të aksidenteve në vend. Devijimi i ri i qarkullimit të makinave që vijnë nga rruga e Durrësit, si pasojë e punimeve në sheshin "Skënderbej",si edhe fluksi i madh i automjeteve, ka shkaktuar një trafik të dendur në këtë zonë. Më problematik, trafiku i rënduar është në orët e para të mëngjesit, përpara Muzeut Kombëtar dhe në kryqezimin te rruga e Durrësit, ku trafiku është i rënduar thuajse për gjatë ditës. Drejtuesit e automjeteve bëjnë shkaktar për trafikun, devijimin e lëvizjes në disa akse që lidhen me sheshin "Skënderbej" dhe i bën që ata të qëndrojnë për disa minuta pa lëvizur në trafik. . Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë bulevardin "Zogu I", tashmë nuk mund të hyjnë më në sheshin "Skënderbej", por duhet të kthehen në rrugën "Ded Gjo Luli", pas Muzeut Kombëtar. Nëse këta shoferë duan të lidhen me rrugën e Dibrës, tani u duhet të kthehen tek rruga pas Bankës së Shqipërisë, pranë selisë së PS-së.. Sipas planit të Bashkisë, makinat nuk do të futen për në qendër nga rrugët kryesore si rruga e Durrësit, ajo e Kavajës, apo edhe rruga që vjen nga Stacioni i Trenit, por vetëm nga rruga e Gjykatës së Lartë. Për pasojë, gjithçka ka bllokuar edhe akset e tjera rrugore nëpër Tiranë, që lidhen ose jo drejtpërdrejt me sheshin "Skënderbej". Ky kaos , veç nervozizmit të drejtuesve, ka sjellë edhe vonesa në punë, pa harruar këtu edhe karburant më shumë, çmimi i të cilit nuk është i lehtë për t'u përballuar. "Po rrezikoj të humbas punën për shkak të trafikut, se nuk mund të lëviz në Tiranë pa makinën, që më duhet gjatë ditës", thotë Besnik. D., një nga shoferët e shumtë që ka mbetur i bllokuar në trafikun e Unazës ditën e sotme. Por dhe në raste emergjencash, qytetarët rrezikojnë deri dhe jetën për shkak të vonesave të shumta nga bllokimi i rrugëve. Për situatën e krijuar në trafikun e mjeteve në kryeqytet, pas fillimit të punimeve në sheshin "Skënderbej", reagoi dje Kryetari i Partisë Demokratike për Tiranën, Aldo Bumçi, i cili akuzoi Bashkinë e kryeqytetit për mungesën e një plani të përgjithshëm për rregullimin e trafikut për qytetin e Tiranës./a.gj/
KOMENTE