Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uordsuorth: Jo më bisedime të reja për statusin e Kosovës
English

Uordsuorth: Jo më bisedime të reja për statusin e Kosovës

Beograd, 5 Qershor, NOA – Nëse do të pranohej fillimi i bisedimeve të reja për statusin e Kosovës, do të humbej shumë kohë kot dhe do të arrinim pse jo, deri te destabilizimi i rajonit të Ballkanit.

Një fakt të tillë e ka deklaruar ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Stephen Uordsuorth, i cili ka komunikuar kështu qëndrimin e BE-së për moscënimin e statusit aktual që ka përfituar tani Kosova, duke mos mbështetur alternativën serbe për rifillimin e bisedimeve.

Në këtë mënyrë ai shpjegoi qëndrimin e Bashkimit Evropian për mosdiskutimin më të pavarësisë së Kosovës.

“Nëse Serbia, apo ndonjë shtet tjetër, do të kërkonte të ktheheshim prapa, kjo nuk do të ndodhte, sepse askush në Kosovë nuk do të pajtohej me këtë dhe askush nuk do të përpiqej t’i bindte”, ka thënë ai për të përditshmen “Danas”.

n.e/NOA

KOMENTE