Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Moti, Përmirësim Gradual, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlorë: Moti, Përmirësim Gradual, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 5 Qershor/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të përmirësohet gradualisht. Në pjesën e parë të ditës moti do të karakterizohet nga vranësira dhe zhvillime të dendura resh, të cilat gjatë pasdites do të vijnë duke u pakësuar. Kjo do të shoqërohet edhe me një rritje graduale të vlerave të temperaturave krahasuar me një ditë më parë, ndërsa kushtet e lundrimit parashikohen të jenë normale. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celcius dhe ato minimale në 14-16 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE