Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britani E Madhe - Shtresa E Naftës: Mblidhen Rreth 10 000 Fuçi Në Ditë Me Anë Të Një Hinke
English

Britani E Madhe - Shtresa E Naftës: Mblidhen Rreth 10 000 Fuçi Në Ditë Me Anë Të Një Hinke

LONDËR, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtori i përgjithshëm i BP-së njoftoi sot se rreth 10 000 fuçi naftë mblidhen çdo ditë falë hinkës së vendosur për kapjen e naftës që rrjedh në Gjirin e Meksikës, ose të shumicës së saj. "Në këto momente, hinka sjell rreth 10 000 fuçi (1 600 000 litra) naftë në ditë", deklaroi Tony Hayward për BBC1, duke shtuar se ka të ngjarë që kjo të jetë pjesa më e madhe të naftës që rrjedh nga pusi. Komandanti i rojave bregdetare amerikane, admirali Thad Allen, ka njoftuar dje se rreth 950 000 litra naftë janë tërhequr dje falë hinkës së vendosur në rrjedhje 1,5 kilometra nga sipërfaqja Hinka e vendosur të enjten përmban katër valvula që duhet të shmangin formimin e kristaleve brenda aparatit, siç ka ndodhur gjatë përpjekjes së parë të kufizimit të rrjedhjes. Këto valvula, nga të cilat vazhdon të rrjedhë naftë, duhet të mbyllen gradualisht. Më parë, kompania BP, që përdorte platformën që u hodh në erë më 20 prill përpara se të fundosej 80 kilometra nga brigjet e Luizianës, ka pësuar dështime të vazhdueshme në ndalimin e rrjedhjes së naftës bruto. /I.Pu.
KOMENTE