English

Elbasan: Arrestohet Per Mbajtje Te Lendeve Narkotike E Municioneve Luftarake

ELBASAN, 6 Qershor/ATSH- Miranda Sadiku/.- Policia e Elbasanit ka sekuestruar ditën e sotme rreth 500 gram lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa, ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i saj. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, bëri të ditur për ATSH-në se "ditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar " Atleti", ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Sami Shërmadhi, 21 vjeç, me banim në qytetin e Elbasanit". Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë një kontrolli ushtruar në banesën e motrës së tij, emigrante në Itali, ku 21 vjeçari qëndronte, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 qese farmaceutike të mbushura me material bimor me peshë 400 gram, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të Canabis Sativa, si edhe 300 fishekë model 54. Me pas, Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, që ndodhet në Cerrik, ku i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 100 gram, farë bime, që për nga karateristikat ngjason me atë të Canabis Sativa, si dhe nje sasi prej 75 fishekë model 54. /a.ke/
KOMENTE