English

Fishë Teknike - Gjeopolitika E Holandës

SITUATA GJEOGRAFIKE: Holanda bën pjesë në ultësirën më të gjerë të Evropës veriperëndimore. Shtrihet në Detin e Veriut në perëndim dhe në veri dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. SIPËRFAQJA: 41 526 kilometra katrorë ku 7 643 janë siperfaqe ujore. Rreth 27 për qind e tokës ndodhet nën nivelin e detit. POPULLSIA: 16,58 milionë banorë në janar 2010. KRYEQYTETI: Amsterdam (760 000 banorë) por selia e qeverisë ndodhet në Hagë ku qëndron mbretëresha. BESIMI : Ateistë 42 për qind, katolikë 29 për qind, protestantë 19 për qind, myslimanë pesë për qind. HISTORI: Pasi i njihet pavarësia në vitin 1648 dhe Holanda bëhet mbretëri pas pushtimit napoleonian, vendi i bashkohet Belgjikës më 1830. Anëtar themelues i Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE), ajo është gjithashtu anëtare e Bashkimit Evropian, NATO-s, OKB-së, OCDE-së dhe Këshillit të Evropës. INSTITUCIONE POLITIKE: Monarki e trashëguar me një regjim parlamentar, Holanda drejtohet nga mbretëresha Beatrix që prej vitit 1980. Koalicioni qeveritar i drejtuar nga demokristiani (CDA) Jan Peter Balkenende që prej vitit 2007 u rrëzua në muajin shkurt të 2010 për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me tërheqjen e trupave holandezë të vendosur në Afganistan. EKONOMI: Holanda me një ekonomi të zhvilluar dhe të drejtuar drejt vendeve të huaja në mënyrë të veçantë drejt Roterdamit është eksportuesja e parë evropiane dhe e katërta botërore, eksporton naftë si dhe gaz dukeu bërë kështu furnizuesja e tretë për Bashkimin Evropian. Eksportuesja e parë botërore e luleve, vendi ka Gjermaninë partner kryesor ekonomik. Përqindja e papunësisë: 5,9 për qind nga muaji shkurt deri në prill 2010. Deficiti publik arrin deri në 5,3 për qind dhe borxhi publik 60,9 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto më 2009 duke arritur nivelet më të larta të limiteve të lejuara nga traktatet evropiane. PBB : 569,80 miliardë euro më 2009. PBB/banor: rreth 34 400 euro në 2009 MONEDHA: euro FORCAT E ARMATOSURA: Të paktën 48 000 ushtarë, 2 000 prej të cilëve janë vendosur në Afganistan, kryesisht në Uruzgan, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Asistencës për Siguri(ISAF), në të cilën holanda bën pjesë që prej vitit 2006. FAQET ZYRTARE TË INTERNETIT: www.cbs.nl - www.minbuza.nl/ /ec/
KOMENTE