Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Holmes: Duhet Të Ushtrojmë Presion Mbi Izraelin Për Heqjen E Bllokadës Në Gaza
English

Flotilja - Holmes: Duhet Të Ushtrojmë Presion Mbi Izraelin Për Heqjen E Bllokadës Në Gaza

SIDNEY, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Operacioni izraelit kundër një flotilje humanitare ku si pasojë humbën jetën të paktën nëntë militantë propalestinezë duhet të shfrytëzohet për të ushtruar presion mbi Izraelin për të hequr bllokadën në Gaza, theksoi sot një zyrtar i lartë i OKB-së. "Ne duam vërtet të dimë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është përdorur në atë që ka ndodhur dhe që është shumë tragjike dhe ta përdorim si një rast për të provuar (...) për të bindur Izraelin të ndryshojë politikën", deklaroi John Holmes, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i ngarkuar me ndihmat humanitare. "Ne duhet të shikojmë pasojat në gjithë këtë tragjedi'', theksoi ai duke e cilësuar bllokadën izraelitë të vendosur që prej vitit 2007 si të papranueshme dhe kundërproduktive dhe shumë të dëmshme për popullin e Gazës./ /ec/
KOMENTE