Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokaster: Polifonia Dhe Muzika Bashkekohore Ne Naten E Dyte Te Festivalit Takimet Muzikore Te Dy Boteve
English

Gjirokaster: Polifonia Dhe Muzika Bashkekohore Ne Naten E Dyte Te Festivalit "Takimet Muzikore Te Dy Boteve"

GJIROKASTËR, 6 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/. - Në skenën e ngritur nën harqet e gurtë të kështjellës mesjetare të qytetit të Gjirokastrës ka vazhduar të shtunën në mbrëmje nata e dytë e festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy Botëve", një veprimtari tashmë tradicionale, që bashkon në mjediset magjike të kësaj kështjelle, muzikën klasike, polifoninë tradicionale dhe muzikën kontemporane. Koncertin e kësaj nate e çeli grupi i ri "Bilbilenjtë e Progonatit" nga Tepelena, të cilët përcollën para publikut një pjesë të foklorit të pasur të polifonisë nga treva e Labërisë. Në këtë prezantim bënin pjesë disa këngë të vjetra epike dhe lirike nga krahina e Kurveleshit. Studiuesit e etnomuzikologjisë dhe ekspertë të folkorit vlerësuan orgjinalitetin e këtij grupi foklorik në interpretimin e këngëve të vjetra epike kushtuar Birbilenjve dhe luftëtarëve të Labërisë që luftuan kundër osmanëve, si dhe disa këngë me tekste dhe motive të vjetra lirike që u kënduan për herë të parë. Në vazhdim të programit, publiku dhe ekspertët e muzikologjisë patën rastin të ndiqnin një koncert të përkryer të Kuintetit Kamertal të Fizarmonikave të ardhur nga Kroacia. Ky formacion i njohur muzikor është themeluar dhe drejtohet nga pedagogu i Akademisë së Arteve nga Kroacia, muzikanti shqiptar nga Kosova, Bashkim Shehu. Sonte (të dielën) në natën finale të festivalit ndërkombëtar "Takimet muzikore të dy Botëve", pritet që në skenë të ngjiten grupi i njohur polifonik i Himarës dhe muzikanti me famë botërore Toni Kitanovski bashkë me Chekrezi Orchestra, nga Maqedonia. "Takimet muzikore të dy botëve" është një veprimtari ndërkombëtare që zë fill qysh në 21 korrik 2007 me koncertin gala të sopranos Inva Mula, të shoqëruar nga kuarteti francez Gaudi, koncert që shënoi lançimin e fillimit të këtij festivali ndërkombëtar. Me iniciativë të shoqatës "Argjiro", më pas, vit pas viti, në skenën e kalasë së Gjirokastrës dhanë koncerte emra të njohur të muzikës shqiptare dhe europiane si, viololisti Tedi Papavrami, pianistja Anita Tartari, instrumentistët e njohur Elvin Dhimitri, Ernesto Romero, Orkestra greke Tsakallov, kuarteti i njohur rus Atrium, formacioni muzikor shqiptar ASMUS etj. Pjesë e kësaj veprimtarie ndërkombëtare të inicuar nga shoqata franko-shqiptare "Argjiro" ishte edhe shfaqja në kështjellë e dramës "Kush e solli Doruntinen" e shkrimtarit Ismail Kadarese, vënë në skenë nga një trupë aktorësh francezë dhe adaptuar për teatër në Paris nga aktorja dhe regjizorja Anjeza Mara. /a.ke/
KOMENTE