Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, EULEX: Korrupsioni të luftohet edhe në komuna
English

Kosovë, EULEX: Korrupsioni të luftohet edhe në komuna

Prishtinë, 6 Qershor, NOA – Më shumë përkushtim në luftën ndaj korrupsionit në nivel lokal.

EULEKS, nuk mund të hetojë korrupsionin në të gjitha rangjet, ndaj zyrtarët europianë kërkuan sot impenjim serioz të institucioneve të drejtësisë në Kosovë në luftën ndaj korrupsionit edhe në nivelin lokal.

Misioni europian për sundimin e ligjit në Kosovë kërkon përkushtim nga prokurorët, gjyqtarët dhe policia e Kosovës për rastet e korrupsionit në qeveritë vendore, pasi numri i prokurorëve europianë Brenda EULEX nuk mund të mbulojë dhe hetojë të gjitha rastet e korrupsionit në Kosovë, në mënyrë të përveçme rastet e korrupsionit në nivel lokal.

Sipas zëdhënëses së EULEX, Kristina Herodes, misioni evropian për ligjin, ka më pak se 20 prokurorë, të cilët po ndjekin çështjet korrupsioni që implikojnë zyrtarë të lartë të Kosovës, gjë që nënkupton se është një numër i pamjaftueshëm për të ndjekur të gjitha rastet e korrupsionit në Kosovë. Përveç ministrit Fatmir Limaj, prokurorët e EULEX po hetojnë edhe dy raste të tjera korrupsioni të nivelit të lartë, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Sipas zëdhënëses së EULEX, prokurorët e EULEX po hetojnë plot 45 rastet më të ndjeshme të korrupsionit në gjykatat e qarkut.

Ndaj sipas EULEKS prokuroria dhe policia e Kosovës duhet të angazhohet edhe më fort në luftën kundër korrupsionit nëpër komunat e Kosovës.

Rryshfeti, shpërdorimet në tendera janë disa nga veprat korruptive që kanë marrë përmasa të ndjeshme në komunat e Kosovës, një problem që duket se do të implikojë shumë zyrtarë të qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme, ndaj kërkon vëmëndjen e duhur edhe nga gjykatat vendore kosovare.

mit/NOA

KOMENTE