Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mamaja e dëshpëruar gjen fëmijët e rrëmbyer nëpërmjet Facebook
English

Mamaja e dëshpëruar gjen fëmijët e rrëmbyer nëpërmjet Facebook

SHBA, 6 Qershor 2010 NOA - Një nënë nga Kalifornia ka arritur të gjejë dy fëmijët e saj, të cilët ishin zhdukur 15 vite më parë dhe kjo falë faqes së Facebook. Gruaja nuk i kishte parë fëmijët e saj që nga viti 1995, kur në atë periudhë ajo ishte ndarë me bashkëshortin e saj dhe kujdestaria e fëmijëve i përkiste nënës por, babai kishte marrë fëmijët duke u larguar nga vendi ku jetonin, San Bernardino.

Ajo provoi të gjithë mënyrat e mundshme për të arritur një kontakt me fëmijët dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre por, asnjë nga këto nuk pati sukses.

Në atë pikë, tepër e dëshpëruar ajo vendosi të besonte fatin tek rrjeti shoqëror i Facebook, ku duke shkruar emrin e vajzës së saj, tashmë adoleshente, zbuloi se jetonte së bashku me të atin dhe vëllain në Florida.

Pasi u vu në dijeni të këtij fakti, menjëherë lajmëroi autoritetet që arrestuan bashkëshortin e saj, duke e akuzuar atë për rrëmbim dhe shkelje të marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve.

r.b/NOA

KOMENTE