Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Një me natyrën”, drejtues të Eagle Mobile pastrojnë Pogradecin në ditën e mjedisit
English

“Një me natyrën”, drejtues të Eagle Mobile pastrojnë Pogradecin në ditën e mjedisit

Më shumë foto, te Galeria

Pogradec, 6 Qershor 2010 NOA - Gjithë stafi drejtues i Eagle Mobile u përfshi në mënyrë vullnetare në fushatën kombëtare të kompanisë “Një me Natyrën”, të shtunën - në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. Më se 60 drejtues të niveleve të ndryshme të kompanisë më rinore të telefonisë celulare, pastruan bregun e liqenit të Pogradecit dhe shëtitoren kryesore duke tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve. Disa prej tyre janë përfshirë në aksion dhe kanë shprehur vlerësimin për nisma të tilla ndërgjegjësuese.

Duke drejtuar personalisht këtë aksion, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali Taskin tha se “një kompani apo korporatë që nuk mendon për problemet e shoqërisë ku operon dhe zgjidhjen e tyre, nuk mund të ketë sukses. Eagle Mobile është mirëpritur nga të gjithë qytetarët në 7 qytete të vendit me fushatën për pastrimin e mjedisit. Le të shpresojmë se të gjithë së bashku do të jemi edhe më shumë “një me natyrën” tha z. Taskin.

Në përmbyllje drejtuesit e Eagle Mobile u kanë dhuruar punonjësve të pastrimit në Pogradec të gjitha pajisjet e përdorura në këtë nismë, si shkopinjtë e posaçëm, thasët, sterilizuesit etj.

Vlen të theksohet se kompania Eagle Mobile përdori mjete pastruese tërësisht të përshtatshme për mjedisin, duke evituar ato të cilat nuk shpërbëhen për një kohë të gjatë.

Pogradeci ka pika e fundit e një turi të gjatë 5 javor që Eagle Mobile ndërmori me nxënës të shkollave të mesme dhe zyrtarë të mjedisit në Durrës, Vlorë, Lezhë, Kukës, Tiranë dhe Kamzë. Është hera e parë në rang vendi që më se 3000 nxënës janë përfshirë në nismë duke u bërë një shembull për të gjithë qytetarët.

Eagle Mobile e ka shpallur vitin 2010 “Viti i Mjedisit” dhe krahas kësaj, janë ndërmarrë projekte të ndryshme si mbjellje pemësh në ambientet publike, restaurim parqesh, krijimi i parqe të lojërave për fëmijë dhe fushata sensibilizimi. Projektet e Eagle Mobile lidhur me mjedisin, do të vijojnë në vjeshtë.

r.n/NOA

KOMENTE