Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Atleti”, sekuestrohen drogë dhe armë
English

Operacioni “Atleti”, sekuestrohen drogë dhe armë

Elbasan, 6 qershor, NOA – Drogë dhe armë, ky është rezultati një operacioni të policisë së Elbasanit, i cili ka bërë të mundur arrestimin e një 31 vjeçari. Sami Petrit Shermadhi është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia pas kontrollit në shtëpinë e motrës së tij, ku ai banonte dhe ku i janë gjetur 330 gramë hashash.

Operacioni i koduar, “Atleti” ka nisur në lagjen “Beqir Dardha”, ku punonjësit e policisë janë informuar se Shermadhi ka pasur me vetë lëndë narkotike.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë bërë ndalimin e tij dhe kontrollin dhe nuk i është gjetur drogë me vetë raporton policia. .

“Më pas punës së kryer nga ana e këtyre efektivave, u shkua në banesën e motrës së tij, e cila jetonte jashtë shtetit dhe shtetasi Saimir Shermadhi, jetonte në banesën e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Në banesë policia ka gjetur, 23 qese farmaceutike të mbushura me hashash. Gjithashtu është sekuestruar dhe 1 thikë, 300 copë fishekë dhe dy qese citofoni paketash të mbushura me fare bime hashashi, me peshe 60.70 gramë.

Policia sqaron se më ka shkuar dhe në banesë e Shermadhit në Cërrik. “Gjatë kontrollit të imtësishëm i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi prej 90.75 gr, fare bime hashashi dhe 75 fishekë, model 54”.

m.xh/NOA

KOMENTE