Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrjedha e naftës në SHBA, prova del me sukses
English

Rrjedha e naftës në SHBA, prova del me sukses

SHBA, 6 qershor, NOA - Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se përpjekja e re për ndaljen e rrjedhjes së naftës dhe gazit nga një gyp i dëmtuar në fund të detit në Gjirin e Meksikës, duket se po arrin sukses.

Admirali Thad Allen, nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, që e mbikëqyrë punën në ndaljen e rrjedhjes, tha se kapaku, që kompania gjigante energjetike BP, me seli në Britani, e ka vendosur në kokën që rridhte, ishte në gjendje për t’i ndalur afro 6 mijë fuqi në ditë. Megjithatë kjo është vetëm një pjesë e 19 mijë fuçive, që vlerësohet se rrjedhin nga gypi çdo ditë.

“Në 24 orët e para të plota të ciklit, kur ata po e sillnin nivelin e prodhimit më lartë, ata ishin në gjendje të prodhojnë 6 mijë fuqi të naftës. Qëllimi është vazhdimi i këtij prodhimi dhe duke e rritur atë, shpresojmë se kjo do ta reduktoj rrjedhjen e naftës”, tha Thad Allen.

Prej dëmtimit të pusit të kompanisë BP, para 47 ditëve, nafta ka arritur në hapësirat bregdetare të katër shteteve jugore të Shteteve të Bashkuara: Luiziana, Alabama, Misisipi dhe Florida. Kjo rrjedhje konsiderohet katastrofa më e madhe e naftës në Shtetet e Bashkuara.

NOA

KOMENTE