English

Tre të mitur në pranga për vjedhje

Tiranë, 6 Qershor, NOA – Vjedhja e disa lap-top-ëve në Qytetin Studenti ka hedhur sot në pranga tre të mitur.

B.M. 16 vjeç; Xh.K. 15 vjeç dhe E.F 13 vjeç, të tre banorë të Tiranës, janë inicialet e tre të miturve të arrestuar bëhet e ditur për agjencinë NOA, nga Policia e Tiranës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit, njëri prejt të cilëve, 13 vjeçari E.F. do të ndiqet në gjendje të lirë, akuzohen se kanë vjedhur dje, në Godinën e Qytetit Studenti 2 kompjutera lap top pronë e dy shtetasve; ndërsa në 13 maj, po në Qytetin Studenti, në godinën nr. 10 i kanë vjedhur një lap top një shtetaseje.

Sipas burimeve nga policia tre të miturit i kanë kaluar për ndjekje penale prokurorisë.

mit/NOA
KOMENTE