Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Varri i Clark Gable “dhunohet” me një puthje
English

Varri i Clark Gable “dhunohet” me një puthje

SHBA, 6 qershor, NOA –Varri i aktorit kryesor në filmin “Shko me erën”, është “dhunuar” gjatë ditëve të fundit. Por mënyra e dhunimit të tij ka tërhequr dhe më shumë median amerikane.

Në pllakën kryesore të varrit kanë mbetur disa gjurmë buzëkuqi. Megjithëse aktori ka vite që ka vdekur, dhe sipas mediave amerikane varri i tij ka nevojë për një rregullim të përgjithshëm, kjo gjë nuk i ka penguar admirueset e aktorit që të shprehin sërish simpatinë e tyre.

Por shenja e buzëkuqit në pllakën e varrit duket se është bërë një problem për djalin e aktorit , i cili thotë se shenja e buzëkuqit nuk po hiqet. Ai e ka quajtur këtë si një dhunim dhe do të kërkoj ndërrimin e vendodhjes së eshtarve të babait të tij.

m.xh/NOA

KOMENTE