Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Mot I Mire, Kushte Normale Lundrimi
English

Vlore: Mot I Mire, Kushte Normale Lundrimi

I VLORË, 6 Qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë e qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të ndërrueshme, të cilat në mesditë do të arrijnë në nivel mesatar. Kjo do të shoqërohet edhe me një rritje graduale të vlerave të temperaturave krahasuar me një ditë më parë, ndërsa kushtet e lundrimit parashikohen të jenë normale. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celsius dhe ato minimale në 14-16 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë nuk do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, por për shkak të grafikut do të qëndrojë në radë. /a.ke/
KOMENTE