Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Erozioni, një kancer i egër i tokës që po shkatërron bregdetin
English

Berisha: Erozioni, një kancer i egër i tokës që po shkatërron bregdetin

Tiranë, 7 Qershor, NOA – Duke përshëndetur grupin e punës që do të merret me një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme siç është erozioni detar, kryeministri Berisha në një mbledhje të posaçme ka pohuar se “ky studim na jep neve gjendjen reale të këtij fenomeni, me pasoja thellësisht negative në bregun shqiptar”.

Sipas tij, erozioni është një kancer i egër i tokës dhe kudo, ai ka një fuqi shkatërrimtare e për fatin tonë në Shqipëri gërshetohen dy faktorë, ai i një sipërfaqeje toke të bollshme dhe një proces erozioni shumë agresiv.

“Paraqitet një situatë realisht emergjente në brigjet e vendit, e cila kërcënon mijëra hektarë tokë, vlera të mëdha historike dhe zhdukje të plazheve tradicionale”, vuri në dukje kreu i qeverisë.

Sipas tij, në tërësi, Ultësira Bregdetare është shumë e kërcënuar dhe jam plotësisht dakord se e para është dora keqbërëse e njeriut, sidomos në rrënimin dhe derdhjen e shtretërve të lumenjve, por edhe asgjësimin dhe shkatërrimin e pyjeve

“Prandaj është e domosdoshme që të pezullohet çdo leje dhe çdo aktivitet që ndikon negativisht në derdhjen e lumenjve dhe në problemin e erozionit”, vuri në dukje ai.

n.e/NOA

KOMENTE