Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Opozita Të Votojë Ligjin Për Heqjen E Imunitetit
English

Berisha: Opozita Të Votojë Ligjin "Për Heqjen E Imunitetit"

- Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Berisha thekson rëndësinë e këtij ligji në raport me luftën kundër korrupsionit - TIRANE, 7 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje të hënën opozitës që të votojë në parlament ligjin "Për heqjen e imunitetit", duke theksuar rëndësinë e tij në raport me luftën kundër korrupsionit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Berisha tha se "maxhoranca aktuale ka propozuar që në vitin 2005 miratimin e këtij ligji, por opozita është bërë pengesë në këtë drejtim". Kreu i Qeverisë theksoi se "ky ligj u paraqit në parlament 7 vjet më parë nga PD, e cila në atë kohë ishte në opozitë dhe u refuzua në mënyrë kategorike nga maxhoranca e atëhershme". "Me ardhjen në pushtet në 2005, sërish ne paraqitëm ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve dhe në tërësi forca tjetër politike e kundërshtoi atë në mënyrë absurde. Nuk ka një veprim më absurd se sa kur një opozitë kundërshton heqjen e imunitetit", tha Kryeministri Berisha. Ai ftoi PS-së që reflektojë mbi gabimin që bëri me refuzimin e ligjit. "Ky është një ligj i shkëlqyer që u shqyrtua në Komisionin e Venecias dhe ka ekspertizën e shkëlqyer të këtij komisioni që në parim pranon heqjen e imuniteteve për veprën e korrupsionit", tha Kryeministri Berisha. Për aq kohë sa ky ligj ka të bëjë me institucione si parlamenti apo drejtësia, Kreu i Qeverisë theksoi se miratimi i tij duhet të bëhet me 3/5 e votave. "Ne mbështesim çfarëdo alternative që dëshiron të ketë PS dhe në këtë drejtim, mund të zbatohen udhëzimet e Komisionit të Venecias dhe të bëhen ndryshimet ligjore në përputhje me to, ose mund të bëhen ndryshime kushtetuese që do ti bënin një shërbim shumë të madh vendit", tha Kryeministri Berisha. Ai theksoi se "në Shqipëri nuk duhet të ketë imunitarë në raport me korrupsionin dhe kjo maxhorancë do të votojë çdo kërkesë që qeveria apo gjykatat e vendit do të paraqesin për imunitetin e anëtarëve të saj". "Bashkë me PS-në ne bëmë ligjin për heqjen e imunitetit të prokurorëve dhe e bëmë shumë mirë. Shpresoj që me vendimin e ardhshëm të parlamentit të shënojmë një hap të madh të ri, në luftën kundër korrupsionit", tha Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha siguroi se "beteja kundër korrupsionit është e pandërprerë dhe po vazhdon në rrafshin e penalizimeve". "Shqipëria ka ndërtuar me sukses të padiskutueshëm në sajë të përkushtimit të maxhorancës në vitet 2005-2009 dhe të maxhorancës në vazhdim, njërën prej betejave më të vështira, më komplekse dhe më jetike, atë kundër korrupsionit", tha Kryeministri Berisha. Kryeministri theksoi se "kjo maxhorancë po e vazhdon me sukses këtë betejë që e filloi nga vetëvetja". "Ne bëmë gjithçka për të vendosur standarde që kufizonin babëzinë e lindur të njeriut dhe nga kjo kanë përfituar qytetarët shqiptarë", tha Kryeministri Berisha. Në sajë të luftës kundër korrupsionit, Kreu i Qeverisë theksoi se "u kursyen 5.2 miliard dollarë më shumë në 4 vitet që shkuan se sa në vitet para tyre". "Pa këtë betejë do të kishte qenë e pamundur anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ndërtimi i Korridorit të Kombit, dyfishimi i rrogave të arsimtarëve, asfaltimi i 6 mijë km rrugë në 4 vjet, ndërtimi apo rindërtimi i 1 100 shkollave etj", tha Kryeministri Berisha. /s.s./
KOMENTE