English

Bullgari - Konfiskim Rekord Cigaresh Kontrabandë

SOFJE, 7 qershor /ATSH-MIA/ - Doganierët bullgarë konfiskuan një sasi rekord cigaresh kontrabandë, njoftuan autoritete të qeverisë. Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministri bullgar i Financave, Simeon Gjankov deklaroi se sasia e cigareve, 35 milionë paketa, u gjetën në një anije spanjolle, që lundronte për në Egjipt nëpërmjet Bullgarisë. Sipas tij, aksioni për konfiskimin e cigareve është realizuar në bashkëpunim me vendet e tjera anëtare të BE-së dhe Shërbimin Evropian për Luftën kundër Mashtrimeve Financiare. "Nga akcizat e papaguara do të humbisnin 12 milionë euro nëse këto cigare do të ishin shitur në treg", tha Gjankov duke shtuar se kontrabanda me cigare në tre vitet e fundit është dyfishuar./ a.jor.
KOMENTE