English

Durrës: Kushte Të Mira Atmosferike Dhe Detare

DURRËS, 7 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Sot në rajonin detar të Durrësit do të mbizotëroje moti i mirë, ndërsa kushtet detare të favorshme mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Sipas të njejtave burime, tre tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, janë ankoruar njeri pas tjetrit në kalatat përkatëse që në orët e para të mëngjesit, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka mbërritur edhe trageti "Venezia" nga Trieste. Përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë ka nisur pa probleme që në orët e para të së hënës, thanë burimet. Era sot do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi, duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të motit, ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten gradualisht. Pas motit të paqëndrueshëm që mbizotëroi gjatë javës së kaluar dy ditët e fundit drejt zonës detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri vazhdojnë gjuetinë mbi 35 motopeshkatore, thanë burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit. /s.s./
KOMENTE