Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyzet kg heroinë te “Kështjella”, dëshmon e pandehura gjermane
English

Dyzet kg heroinë te “Kështjella”, dëshmon e pandehura gjermane

Tiranë, 7 Qershor 2010 NOA - Procesi gjyqësor në ngarkim të pronarit të lokalit “Kështjella” është zhvilluar sot me dëshminë e bashkë të pandehurës gjermane Regina Kiaçek.

Përpara gjykatës e dënuara me 11 vjet burgim për trafikun e 40 kilogramë heroinë është shprehur se nuk e njihte të pandehurin Zamir Tafa, por kishte ardhur në vendin tonë për të transportuar piktura dhe jo drogë.

Duke mbajtur të njëjtin qëndrim ashtu si edhe gjatë gjykimit të saj, Kiaçek u shpreh se kishte vendosur një njoftim në gazetë, ku kërkonte vend pune.

Sipas saj i dënuari tjetër për të njëjtën akuzë Daniel Englert, i kishte thënë se do e paguante atë dhe bashkëshortin e saj, Franc Kiaçek me 300 euro dita që të vinte në vendin tonë e të transportonte piktura.

Pasi kishin rënë dakord ajo dhe i shoqi kishin ardhur në Shqipëri.

“Danieli na kishte thënë në telefon të udhëtonim nëpërmjet Italisë, e nga Bari erdhëm në Tirane ku e lamë që do takoheshim me aeroportin e Rinasit. Nuk e di se nga erdhi Danieli se linjë nga Gjermania nuk kishte, por pasi e takuam u nisëm nga Durrësi drejt Lushnjës”, tha dëshmitarja e thirrur në proces si bashkë e pandehur.

I pandehur në këtë proces është Zamir Tafaj, i cili po gjykohet në gjendje të lirë.

Ngjarja për të cilën akuzohet Tafaj ka ndodhur më 1 maj të vitit 2009, ku në pikën Kalimit Kufitar në Kakavijë të Gjirokastrës, u sekuestrua 40 kg lëndë narkotike, të tipit heroinë, e fshehur në automjetin e markës “Peugeot” me targa të gjermane “DON PA-179”, që drejtohej nga i dyshuari, Franz Kiaçek.

Kjo sasi droge, sipas vendimit, ishte e destinuar për t'u dërguar nga Shqipëria në Greqi, Itali dhe më pas në Gjermani.

r.n/NOA

KOMENTE