English

Ekon - Turqi - Marrëveshje Ankara-Baku Për Trazit Furnizimesh Me Gaz Drejt Evropës

STAMBOLL, 7 qershor /ATSH-AFP/ - Turqia dhe Azerbajxhani nënshkruan sot në Stamboll para një grupi të madh gazetarësh një marrëveshje gazi, thelbësore për shtetet evropiane të cilat po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre energjetike ndaj Rusisë. Një procesverbal konsensusi u nënshkrua për palën turke nga ministri turk i Energjetikës, Taner Yildiz dhe për Azerbajxhanin nga homologu i tij, Natik Aliev. "Gazi azer është shumë i rëndësishëm për të garantuat, në të ardhmen, furnizimin me gaz për Turqinë dhe vendet evropiane", theksoi ministri turk pas nënshkrimit të dokumentit. Presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliev dhe kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, të organizuar me rastin e Konferencës mbi Masat për Besim dhe Bashkëpunim në Azi, (CICA), forum mbi bashkëpunimin dhe sigurinë rajonale që po zhvillohet në Stamboll./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE