Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Hapet Panairi I Librit Prishtina 2010
English

Kosove - Hapet Panairi I Librit "Prishtina 2010"

PRISHTINË, 7 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Është hapur sonte në kryeqytetin e Kosovës panairi i 12-të i librit "Prishtina 2010", me më se 100 shtëpi botuese dhe 1500 tituj të rinj, të botuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës etj. Në përurimin e panairit kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ministri kosovar i Kulturës, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, të cilët vlerësuan e mbështetën organizatorin - Shoqatën së Botuesve të Kosovës, duke i përkrahur përpjekjet e të gjithë botuesve për një kthim më të gjerë të librit në mesin e lexuesve. "Kosova ka një histori të veçantë dhe të dhembshme të librit, sikur edhe vetë historia e popullit të saj. Libri, bashkë me njerëzit, ndiqej e digjej, ndalohej e falsifikohej, por qarkullonte fshehurazi dhe lexohej dorë më dorë. Me të brezat tanë jo vetëm iluminoheshin, por edhe edukoheshin, frymëzoheshin e mobilizoheshin në përpjekjet për liri dhe jetë dinjitoze", tha kryeparlamentari Krasniqi. Panairi do të jetë i hapur deri më 13 qershor dhe do të shënojë edhe disa përvjetorë - të Nënë Terezës, Gjergj Fishtës, Anton Çettës, Zekeria Rexhës, Abetares së Zymit, si dhe 80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ramiz Kelmendi, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes. Menjëherë pas luftës në Kosovë më 1999, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore bashkë me një koncert të mbajtur në Prizren nga artistë nga Kosova e Shqipëria. /a.ke/
KOMENTE