English

Kryeministri: Në 3 vjet, do rikonstruktohen gjithë shkollat e vendit

Tiranë, 7 Qershor, NOA Update – “Jemi të vendosur që në tre vitet e mbetura të këtij mandati të përfundojmë rikonstruksionin e shkollave në të gjithë vendin”.

Kështu bëri me dije kreu i qeverisë, Sali Berisha, sot në komunën e Farkës, duke pohuar se “asnjë nuk do e ndalë që fëmijët t’i bëjnë të ulen në shkolla moderne, me kabinete dhe laboratore. Dhe ëndrra që çdo shkollar të ketë internet në shtëpi, do bëhet realitet gjatë këtij mandati”.

Duke folur për Farkën në veçanti, Berisha premtoi se “qeveria do të investojë për ta shndërruar këtë komunë në më të bukurën e Shqipërisë”.

“Së shpejti, në Farkë do të asfaltohen të gjitha rrugët dhe do të ndriçohen, njëlloj me standardet e një qyteti. Ajo po zhvillohet sipas një masterplani i cili plotëson standardet më të mira të turizmit dhe bujqësisë, e në këtë aspekt do jetë një nga bizhutë e Shqipërisë në të gjitha aspektet”, bëri me dije ai.

n.e/NOA

KOMENTE