English

Kryeministri: Të hartohet një plan veprimi kundër erozionit

Tiranë, 7 Qershor, NOA Update – “Të hartohet një plan veprimi konkret për zonat ku do të ndërhyhet me përparësi kundër erozionit dhe të përcaktohen mjetet me të cilat do të ndërhyjmë”.

Kjo ka qenë porosia që kryeministri Berisha ka dhënë në një mbledhje të posaçme të zhvilluar për erozionin detar, ku ka theksuar se duhen marrë të gjitha masat nga ministritë përkatëse, në mënyrë që të shmangen sipas tij të gjitha pasojat e dëmshme dhe negative të erozionit detar.

Duke e cilësuar gjendjen në bregdet si shkatërruese, ai tha se duhen marrë masat që ajo të mos përshkallëzohet më tej, duke dëmtuar vijën bregdetare të vendit tonë.

“Ministria e Mjedisit duhet të parashikojë pyllëzimin sa më intensiv të vijës bregdetare, në bashkëpunim me komunat të përcaktohen me përparësi të madhe, mbjellja dhe kultivimi i drurëve që e presin këtë fenomen”, vuri në dukje kryeministri Berisha lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE