Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Edhe Forcat E Policisë Kosovare Në Kërkim Të 6 Vjeçares Së Humbur
English

Kukës: Edhe Forcat E Policisë Kosovare Në Kërkim Të 6 Vjeçares Së Humbur

KUKËS, 7 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Drejtuesit e policisë kosovare ranë dakort sot gjatë një takimi me përfaqësuesit e policisë së qarkut të Kukësit, që u zhvillua sot në Prizren për të shtuar forcat policore në kërkim 6- vjeçares së zhdukur nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit. "Në bisedimet e ditës së sotme me homologët tanë të Kosovës kemi rënë dakort që të shtojnë kërkimet e hetimet për zbardhjen e së vërtetës së kësaj ngjarjeje", tha për ATSH-në përmes telefonit nga Kërsteci Kosovës, nëndrejtori i policisë së qarkut të Kukësit, Xhafer Elezi. Sipas tij, "sërish ka nisur kërkimi për 6-vjeçaren e zhdukur në një zonë të gjerë të Kosovës nga një numër i madh policësh të Kosovës, por ende nuk ka ndonjë gjurmë të saj", thotë Elezi. Në operacionin e kërkimit janë përfshirë edhe ekspertë të UNMIK-ut. "Në të gjithë kërkimet janë të pranishëm ekspertët e policisë së dy vendeve", thotë Elezi. Sipas tij, kërkimet dhe hetimet janë shtrirë në një zonë të gjërë të Prizrenit e Dragashit në zonat ku ndodhen edhe disa të afërm të fëmijës së zhdukur, por deri tani nuk ka ndonjë gjurmë të saj. Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim i gjerë mes policisë kosovare e shqiptare, kryesisht për gjetjen e vajzës së zhdukur 16 ditë më parë në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit. "Pavarësisht telefonatave të orëve të fundit, nga kontrollet e ushtruara nuk është evidentuar ndonjë gjurmë e 6 vjeçares", tha Elezi. 6-vjecarja Bleona Mata rezulton e zhdukur që prej 22 majit, ndërsa për çdo person që mund të japë informacion të saktë për vendndodhjen e saj, nga Policia e Shtetit është akorduar një shpërblim prej 3 milion lekësh, duke ruajtur anonimatin. Familjarët e Bleona Matës janë të dëshpëruar për çdo lloj informacioni në lidhje me fatin e fëmijës. "Të paktën të dimë çfarë ka ndodhur me të", thotë babai i vajzës, Izmir Mata./ch/
KOMENTE