Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbrëmësore Bizantine , Kremton Ekspozitën Dorëshkrime Bizantine Dhe Pasbizantine Në Shqipëri
English

"Mbrëmësore Bizantine", Kremton Ekspozitën "Dorëshkrime Bizantine Dhe Pasbizantine Në Shqipëri"

TIRANË, 7 Qershor/ATSH-Suada Daci/.- Me rastin e mbylljes së ekspozitës "Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri", që u çel në 3 maj në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, u organizua sot ne Sallën e Ceremonive pranë Kishës Ortodokse, veprimtaria kulturore "Mbrëmësore Bizantine". Kjo veprimtari u organizua nga Fondacioni Grek i Kulturës në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, Fondacioni Kulturor i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Aktiviteti kulturor përmbante dy referate mbi historinë dhe kultivimin e muzikës bizantinë në Shqipëri. Ato u ndërthurrën me një koncert me himne bizantine të shkruar në kodikë mesjetarë të Arkivit Qeëdror Shtetëror, nën interpretimin e Korit Kishtar Bizantin "Shën Joan Kukuzeli". Rreth 44 Kodikë që i përkasin periudhës së historike nga shekulli VI deri në shek. XVIII, u paraqitën në ekspozitën "Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri", ku spikasinin dhe dy kodikët e njohur, Beratinus Purpureus 1 dhe Beratinus Purpureus 2, pjesë e Regjistrit të Kujtesë Botërore të UNESO-s, që prej vitit 2005. Një ekspozite e kësaj natyre u organizua për herë të parë në Shqipëri dhe kishte për qëllim afrimin e publikut tek thesaret e kulturës dhe historisë së vendit. Për të dhënë një pamje më të plotë dorëshkrimeve, në këtë ekspozitë u paraqitën edhe 28 panele fotografike që jepnin një informacion më të detajuar dhe më të zgjeruar të brendësisë së Kodikëve. /a.ke/
KOMENTE