Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet edicioni i IV-t i festivalit Takimet muzikore të dy botëve
English

Mbyllet edicioni i IV-t i festivalit "Takimet muzikore të dy botëve"

Gjirokastër, 7 Qershor, NOA – Nën tingujt e kitarës së Toni Kitanovskit, trombës, daulles dhe trombonit nga orkestra “Chekrezi” nga Maqedonia dhe muzikës tradicionale shqiptare nga grupi polifonik i Himarës, festivali ndërkombëtar “Takimi muzikor i dy botëve” mbylli edicionin e katërt të tij, organizuar si çdo vit tjetër nga shoqata franko-shqiptare "Argjiro".

Publiku i pranishëm në mjediset e kalasë së Gjirokastrës pati mundësinë të shijojë këngët polifonike të krahinës së Himarës.

Ndërsa artisti me famë botërore, Toni Kitanovski, ka mrekulluar me tingujt jazz dhe blues të shkrira në shprehinë rome të tre instrumentistëve romë të ardhur nga Maqedonia.

Për gati një orë, kanë udhëtuar me tingujt muzikorë nga pjesë klasike franceze, në ritmet afrikane, në atdheun e jazz-it Neu Orleans, e kanë çuar publikun në dasmat tetovare, në martesat tradicionale turke e në energjinë dhe pasionit e popullit rom, me pjesë si "Tetovski" apo "Tobo" "Blue Jeans Blues Richard", "Chochec" etj.

Ndërsa nata e dytë e Festivalit rezervoi performancën e djemve të rinj të grupit polifonik "Bilbilenjtë e Progonatit", nga Tepelena, të cilët përcollën para publikut një pjesë të folklorit të pasur të iso-polifonisë nga treva e Labërisë. Në këtë prezantim bënin pjesë disa këngë të vjetra epike dhe lirike nga krahina e Kurveleshit.

Në vazhdim të programit, publiku dhe ekspertët e muzikologjisë patën rastin të ndiqnin një koncert të Kuintetit Kamertal të Fizarmonikave të ardhur nga Kroacia.

Ky formacion i njohur muzikor, është themeluar dhe drejtohet nga pedagogu i Akademisë së Arteve nga Kroacia, muzikanti shqiptar nga Kosova, Bashkim Shehu.

n.e/NOA
KOMENTE