English

Ndalimi i plotë i derdhjes së naftës në det, vetëm pas disa muajsh

Uashington, 7 Qershor, NOA – Muaj të tërë pune do t’u nevojiten autoriteteve amerikane për të mundësuar ndaljen e përhapjes së rrjedhës së naftës në Gjirin e Meksikës.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë autoriteti i Rojes Bregdetare amerikane, sipas të cilës, nuk është edhe aq e lehtë të ndalësh fatkeqësinë e cila ka nisur prej javësh në ujërat detare amerikane.

Admirali Thad Alled tha përpjekjet e deritanishme për të ndalur rrjedhjen e naftës, mundësojnë vetëm largimin e një pjese të saj, ndërsa për të pretenduar largimin e së tërës, do të duhen muaj të tërë pune.

Ndotja nga nafta është përhapur në mbarë Gjirin e Meksikës, duke kërcënuar tashmë të shkatërrojë industrinë e peshkimit të këtij rajoni.

Nga ana e saj, kompania “British Petrolium” ka javë që punon për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të naftës në det, e megjithatë, sipas llogaritjeve të drejtuesve të saj, po largohen rreth 19 mijë fuçi naftë të cilat po rrjedhin çdo ditë nga e çara në fund të detit.

n.e/NOA

KOMENTE