Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pinari: Ushtarakët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit
English

Pinari: Ushtarakët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit

Tiranë, 7 Qershor, NOA - Ushtarakët të mbajnë përgjegjësinë për tragjedinë e Gërdecit, ku u vranë 26 vetë dhe u plagosën 300 të tjerë, ndër ta gra dhe fëmijë.

Kjo është dëshmia e ish drejtorit të ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, dhënë trupit gjykues në seancën e sotme.

Më tej Pinari duke i deklaruar absurde dëshmitë e ushtarakëve të thirrur për të dëshmuar, deklaroi se “është për të ardhur keq që këta ushtarakë të lartë nuk zbatuan as urdhrat e drejtuesve të lartë të ministrisë dhe po injorojnë paturpësisht të dëshmojnë për atë që nuk kryen duke thënë se kështu menduam”.

Sipas Pinarit, MEICO nuk kërkoi sipërfaqe në Gërdec, për depozitimin dhe ruajtjen e municioneve, as zyrtarisht dhe as verbalisht, pasi detyra e kësaj ndërmarrjeje përfundoi me depozitimin e municioneve në kamionin e firmës blerëse, aq më pak nënvizoi Pinari, të na lejohej të hynim e për më tej të ushtronim aktivitetin tonë brenda në komandën e Forcës së Bashkuar, ku s’mund të hyje pa urdhrin e komandos.

Sikundër dëshmoi ish drejtori i MEICO-s, Pinari, shqetësimi i komandos, Shpëtim Spahiu, ishte që të mos përgojohej përgjegjësia e administrimit dhe shfrytëzimit të sipërfaqeve dhe kontratave të qerasë nga Sac dhe Aldemil, dhe aspak regjimi i ruajtjes dhe demontimit të municioneve në fabrikën e Gërdecit.

MEICO sipas Pinarit nuk kishte për detyrë transportimin dhe ruajtjen e municioneve pasi ndërmarrja e tij nuk ishte ushtarake, një pikë kjo e dëshmisë e mbrojtur nga avokatja mbrojtëse e MEICO-s, Marsida Trashani, e cila dëshmoi në seancë se urdhri që MEICO të transportonte dhe ruante është kundërshtuar, pikërisht për këtë arsye, nga ajo vetë dhe specialisti i ndërmarrjes MEICO, Sokol Ngjeçi. Ndaj për këtë u mor një urdhër nga ish drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, shkresa e të cilit përdrejt ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk mori një përgjigje.

mit/NOA
KOMENTE