English

Presidenti i Rumanisë, Basesku, nesër në Tiranë

Tiranë, 7 qershor, NOA – Shqipëria dhe Rumania do të intensifikojnë marrëdhëniet në fushën e teknologjisë dhe atë të transportit. Për këtë qëllim nësër mbërrin në Tiranë Presidenti i Rumanisë Trajan Basesku.

Delegacioni i Rumanisë do të nënshkruajë me palën shqiptare “Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit të Teknologjisë”, si dhe “Protokollin e Bashkëpunimit midis Porteve”.

Vizita e Presidentit romun bëhet në Tiranë më me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, njofton Presidenca.

Vizita e Baseskut është një ditore dhe ceremonia e pritjes do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.

Në axhendën e vizitës dy presidentët do të japin një konferencë për shtyp.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të në Shqipëri, Presidenti rumun do të takohet dhe me Kryeministrin, Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Në tjetër takim, ai me komunitetin arumun që jeton në vendin tonë, do të përmbyllë vizitën zyrtare njëditore të Presidenti rumun Basesku në Shqipëri”, thuhet në deklaratën.

m.xh/NOA

KOMENTE