English

Prifti grek dënohet për huliganizëm, shau tifozët në stadium

Athinë, 7 qershor, NOA - Një prift grek dhe tifoz i flaktë i futbollit u ndëshkua nga Kisha Ortodokse për huliganizëm.

Prifti Hristos, tifoz i klubit “Paok”, merrte pjesë në ndeshjet e klubit i veshur me rrobat e tij dhe një shall, në të cilin shkruan “Papa Paok”.

Por, në një video të postuar në YouTube, shihet prifti duke i sharë futbollistët e ekipit kundërshtar.

Komisioni i klerit e shkarkoi nga detyra priftin, i cili është në të 60-tat, dhe i urdhëroi të mos marrë pjesë në asnjë tubim sportiv.

Në kundërpërgjigjen etyre, tifozët e PAOK-ut kanë organizuar një fushatë në Facebook të titulluar “Lironi Papa Paok-un”, në të cilin deri tash janë regjistruar mbi 7.500 anëtarë.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE