Lajme > Lajme Ditore > Prill - Qershor 2010 > Lajmet e datës 7 Qershor 2010
 

Provimi I Lirimit - Mash Publikon Përgjigjet E Sakta

TIRANE, 7 Qershor/ATSH/.- Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas përfundimit të Provimit të Lirimit për lëndën Gjuha Shqipe, publikoi sot pasdite për rreth 56 mijë nxënësit e shkollave 9-vjeçare pjesëmarrës në këtë provim, pyetjet e sakta të testit.

Procesi i këtij procesi, sipas MASH, u zhvillua normalisht. Ecuria e zhvillimit të provimit u monitorua dhe vlerësua nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në vend.

Sot u zhvillua në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit Provimi i Lirimit për lëndën Gjuha Shqipe, testimi i parë ky për nxënësit që përfundojnë klasën e IX-të në këtë sistem arsimor. Provimi filloi në orën 10:00 dhe procesi, i cili zgjati 2 orë e gjysëm, u zhvillua normalisht.

Në provim morën pjesë nxënës në të gjithë vendin, të vendosur në 680 mjediset e përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

Testi përmbante 25 kërkesa, nga të cilat 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Vlerësimi i tyre, sipas skemës së Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve (AVA), kryhet nga vlerësues të jashtëm, përcaktimi i të cilëve bëhet nga Qëndra e Vlerësimit të Testeve./e.gj//a.ke/

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.