Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps:Qeveria Të Angazhohet Për Reformat Ekonomike
English

Ps:Qeveria Të Angazhohet Për Reformat Ekonomike

TIRANË, 7 Qershor/ATSH/.- Deputeti socialist, Arben Ahmetaj, kërkoi sot që qeveria të ketë një angazhim të besueshëm ndaj reformave ekonomike në këtë kohë krize. "Viti 2010 për Shqipërinë është një vit i vështirë ekonomik dhe një tjetër tremujor me rritje ekonomike negative, si ai i fundit 2009, do ta zhyste ekonominë shqiptare në recesion akoma më të thellë", tha deputeti Ahmetaj, në një deklaratë për shtyp. Duke iu referuar të dhënave të fundit të Bankës Botërore, ai tha se "Shqipëria ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm në pozicionet fiskale që nga viti 2007, me një dyfishim të defiçitit buxhetor si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto nga -3.5% në 2007-n, në -7.0% në 2009. Ahmetaj tha se sipas "Bankës Botërore rritja e ndjeshme e borxhit publik si përqindje e PBB-së po e çon borxhin shqiptar në nivele shumë të rrezikshme". /a.s//s.s./
KOMENTE