Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëllimi është linçimi
English

Qëllimi është linçimi

Qëllimi është i thjeshtë, që ti kompleksojnë, ti linçojnë publikisht këto kandidatura në mënyrë që ose personat të tërhiqen vetë, ose ata të dënohen me një votë politike nga ana e mazhorancës

Nga Damjan Gjiknuri*

Meqenëse Këshilli i Rregullores po i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura, pra në një lloj terri informativ për publikun, jam i detyruar t’ju jap disa informacione që kanë të bëjnë me shkeljet e procedurës që vazhdojnë të përsistojnë në mbledhjet e këtij këshilli, përsa i përket aspektit se pse ky propozim është marrë në shqyrtim kaq shpejt dhe pa u futur në kalendarin e punimeve, por mbi të gjitha edhe për thelbin që synon ky propozim.

Ju e dini që PS i ka dhënë edhe publikisht qëndrimet e saj, po aq më tepër i kemi bërë të ditura edhe në mbledhjen e këshillit, ku propozimi në fjalë synon të fusë një normë të re në rregulloren e parlamentit. Një dokument që është miratuar në mënyrë konsensuale, që është votimi i hapur për kandidaturat për gjitha dekretet e presidentit, pra për kandidaturat e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Ne na duket një thyerje e privatësisë së votës për deputetin.

Është një lloj kontrolli politik që synon mazhoranca të ushtroj mbi votat e saj, nga frika që ka nga rrjedhja e votave.

Aq më tepër është një cenim i sovranitetit të Kuvendit, për sa i përket shprehjes në mënyrë të fshehtë për kandidaturat e Presidentit te Republikës. Gjithashtu dhe seancat e stërzgjatura që ata propozojnë, pra bëhet fjalë për një periudhë 8 javore, në themel kanë lënçimin e të gjithë kandidaturave, duke i kërkuar edhe informacione private që normalisht ata nuk duhet ti bëjnë publike.

Pra qëllimi është i thjeshtë, që ti kompleksojnë, ti linçojnë publikisht këto kandidatura në mënyrë që ose personat të tërhiqen vetë, ose ata të dënohen me një votë politike nga ana e mazhorancës.

Partia Socialiste është thellësisht kundër këtyre procedurave. Transparenca e procedurave për zgjedhjen e kandidaturave nuk ka të bëjë shumë me aspektin e votës së fshehtë ose votës së hapur, por ka të bëjë me mënyrën sesi zgjidhen këto kandidatura, kriteret ligjore dhe profesionale që ato përmbushin. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj vullneti i kuvendit shprehet nëpërmjet votës.

Normalisht edhe nga pyetjet tona edhe nga kërkesat tona kur ju drejtuam propozuesve të këtij projekt-propozimi për ndryshimin e rregullores, nuk u tha qartë se kush është nevoja për ndryshimin, përveçse nevoja politike për të kontrolluar votën dhe këtu është fatkeqësia. Ne i qëndrojmë pikëpamjes se mekanizmi i votës së hapur për votimin e kandidaturave, do të jetë një mekanizëm kontrolli vote në mënyrë politike. Në mënyrë që kandidaturat të vlerësohen politikisht e jo në bazë të kritereve ligjore dhe kushtetuese që duhet ti vlerësoj kuvendi para se ti japë pëlqimin.

(*) Fjala e deputetit të PS-së, pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve

KOMENTE