Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusia Dhe Brazili Heqin Regjimin E Vizave Ndërmjet Tyre
English

Rusia Dhe Brazili Heqin Regjimin E Vizave Ndërmjet Tyre

MOSKË, 7 qershor /ATSH-ANSA/ - Rusia dhe Brazili hoqën sot regjimin e vizave për lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve, njoftoi nga Kremlini presidenti rus Dmitri Medvedev, duke kujtuar se marrëveshja për këtë çështje ishte arritur në vitin 2008. Nga dita e sotme qytetarët rusë dhe brazilianë mund të lëvizin anasjelltas pa pasur nevojën e një vize. Moska ka hequr vizat për periudha qëndrimi 30 dhe 90 ditore edhe me dhjetëra vende të tjera, ndër të cilat me Izraelin, Serbinë, Kroacinë Malin e Zi, Bosnjen, Venezuelën, Kubën, Marokun, Nikaraguan dhe Perunë. E njëjta gjë do të bëhet edhe me Turqinë në ditët e ardhshme. Kohët e fundit, në kuadër të samitit Rusi-BE, Medvedev ka kërkuar heqjen e vizave edhe me Bashkimin Evropian. /e.v/
KOMENTE