English

Soft News - Mjekësi - Gjilpëra Pa... Age Për Dhimbjen E Kokës!

LOS ANXHELES, 7 qershor /ATSH-MIA/ - Për dhimbjen e kokës mbërrin tani gjilpëra virtuale, me age që është një fluks i kompresuar azoti, gaz që në një të dhjetën e sekondës kalon ilaçin përmes lëkurës, ndërsa pacienti nuk ndjen gjë. Gjetja e fundit është paraqitur nga Universiteti UCLA në Los Anxheles në kongresin IV botëror me temë ''ANIRCEF Cefalee njohuritë aktuale dhe perspektiva''. E mira e kësaj gjilpëre është se mund të përdoret nga 98 për qind e pacientëve nëse këta të fundit ndjekin me kujdes këshillat e mjekut. "Kemi zgjidhjen për pacientët që shpesh ankohen për dhimbjen e gjilpërave dhe kërkojnë terapi të reja dhe më të shpejta", thonë mjekët./ a.jor.
KOMENTE